E bujshme! Ja kush po filmonte në zyrën e Safet Gjicit… Shfaqet ish-zyrtari misterioz

by author

Protagonistja e videoskandalit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ka thyer heshtjen dhe ka folur sot në një kanal televiziv.

Advertisements

Ajo konfirmoi informacionet e publikuara më herët në DITA mbi identitetin, moshën, vendlindjen dhe gjendjen e saj civile.

Advertisements

Sipas kanalit në fjalë, gruaja ka lënë të kuptohet se nuk ka lidhje me publikimin e videos. A është i vërtetë ky pretendim?

Kush po filmonte në zyrën e Gjicit

Veç inicialeve dhe të dhënave të tjera të personit në fjalë, DITA publikoi që në orët e para të shpërthimit të skandalit edhe detajin që Alma K. nuk ka qenë e vetme në veprimet e saj.

Ajo mbështetet nga dikush, me të cilin ka konsultuar në detaje videon, pas regjistrimit.

Nuk ka dyshim që 40 vjeçarja e ka bërë regjistrimin vetë, ka zgjedhur vetë këndin e zyrës ku ka vendosur kamerën e fshehtë të montuar në çantën e dorës, dhe ka kryer të gjitha veprimet me paramendim të plotë.

Pjesa e redaktuar e video-skandalit që mund të shihet më poshtë është shkëputur nga filmimi i plotë dhe tregon momentin kur Alma K. ngrihet dhe shkon drejt kamerës.

Lëviz çantën me sa duket për të marrë diçka për tu pastruar, moment kur shihet qartë që kamera shfokusohet (sekonda 15 deri 25).

Pra 10 sekonda më vonë, gruaja e rivendos kamerën saktësisht të fokusuar mbi Gjicin, i cili pret rikthimin e saj pranë tavolinës së zyrës.

Ky moment tregon jo vetëm që 40 vjeçarja është shumë familjare me teknologjinë e përgjimit, por edhe që është pikërisht ajo që ka kryer regjistrimin.

– Publicitet –

Lojtës Videosh

00:00

01:05

Shfaqet ish-zyrtari misterioz

Por a e ka publikuar ajo vetë këtë video që ka regjistruar?

Ka shumë pak gjasa të jetë kështu. Mbi të gjitha, sepse fytyra e saj shfaqet po aq qartë sa e Gjicit në video. Pse duhet të digjte edhe veten në mënyrë kaq ‘kamikaze’, një person që me këtë “punë” merrej prej vitesh?

Atëherë kush e ka shpërndarë videon dhe pse?

Një burim hetimor tha për DITA se ekzistojnë dyshime të bazuara se publikimin e videos e ka bërë dikush tjetër, një person, i cili më shumë se “bashkëpunëtor” i Alma K. është një lloj eprori dhe një farë ‘tutori’ i saj, gjithashtu.

Ai ka operuar edhe më herët me regjistrime të tilla dhe i ka siguruar gruas në fjalë, mbrojtje sa herë ka patur telashe me autoritetet, denoncimet apo shënjestrat e regjistrimeve.

Sipas burimit të DITA, ky person është ish-zyrtar i lartë në administratë, nga ku është shkëputur vitet e fundit dhe është investuar në një projekt që operon me teknologji përgjimi.

Sipas burimit të DITA, kur është folur politikisht në publik për video të tilla, me të cilat janë kërcënuar edhe diplomatë të huaj, informacionet janë ofruar pikërisht nga ky person.

Kontaktet e tij me Alma K. lloji i raportit që kanë pasur, koha e njohjes dhe në sa “aksione” të tilla kanë qenë bashkë, po hetohen.

Është e sigurtë që ka edhe video të tjera, të tipit Gjici, por për të shkuar tek ato dhe tek kush fshihet pas Alma K. dhe disa të tjerave si ajo, duhet një hetim me fokus shumë më të gjerë se hetimi për shpërdorim detyre i Safet Gjicit.

Një hetim i tillë do provonte edhe lidhjet e qarta me politikën, të ish-zyrtarit që fshihet pas Alma K. Kjo do të nxirrte në pah për publikun të vërtetën e plotë të ngjarjes, që shkon përtej veprimeve skandaloze të një kryebashkiaku në zyrat e shtetit.

n.s. / dita

TË NGJASHME