Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug të vendit mbrëmjen e kaluar dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë.
Advertisements
SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala tregon për ‘Balkanweb’ se Rrapaj është shoqëruar në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit. Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga SPAK.
Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar./Dosja.al