E bujshme, SPAK gati flet-arrestin për një oligark të njohur në Shqipëri, ja detajet

by author

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duket se janë kthyer në makth për të korruptuarit dhe inkriminuarit në Shqipëri.

Advertisements

Prej krijimit të tyre me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, SPAK dhe BKH po tregojnë se prioritet kanë vetëm instalimin e shtetit ligjor. Dhe siç duket dhe e tregojnë edhe shifrat, madje edhe zhvillimet e fundit, sot që flasim shumë nga ata që ë konsideronin veten të “paprekshëm”, janë pas hekurave, pra në burg.

Advertisements

Por së fundmi gazeta “SOT” ka mësuar se Prokuroria Speciale ka gati fletë-arrestin për një oligark të njohur në Shqipëri. Megjithatë mbetët të shihte se kur do të ekzekutohet ky vendim.

Ndërkohë pak ditë më parë edhe gazetari Nikoll Lesi paralajmëroi se SPAK ka nisur ofensivën ndaj oligarkëve në vend, të cilët janë përfshirë në afera korruptive, kriminale dhe pastrim parash.

“SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara kushdo i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Natyrisht në bashkëpunim me qeveritarë të ndryshëm, të ish-pushtetit të Berishës, por edhe në kohën e Edi Ramës.

Janë me qindra milionë euro në formë tenderimesh, koncencionesh, investitorë strategjikë, etj ku SPAK-u po bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e pastrimit të parave, drejtorinë e Tatimeve, SHIK, ministrinë e brendshme, etj. Dosjet po mbushen me letra korrupsioni qeveritarë-oligarkë ndaj presioni është rritur ndaj prokurorëve të SPAK-ut prej biznesit VIP dhe politikës se lartë, por është ambasada e SHB në Tiranë e cila mbështet pa asnjë rezervë prokurorët special në punën e tyre.

Po të mos jetë ndihma e ambasadës amerikane, disa dosje nuk do të hetoheshin, sepse presioni mbetet maksimal nga drejtues dhe ish-drejtues të shtetit shqiptar. Po kalohen në sitë se si kanë siguruar gjithë ato para e pasuri disa oligarkë; hetimet janë se pas tyre fshihen politikanë të nivelit të lartë, sikurse edhe për lidhje të ndonjërit prej tyre me krimin e organizuar, sidomos me rrjetin e kokainës. Një prej këtyre oligarkëve ka ikur në Britani nga frika se mos SPAK lëshon ndonjë urdhër arresti dhe e kapin në Tiranë. Urdhër arresti është gati, por ai iku”, shkroi gazetari Nikoll Lesi.

TË NGJASHME