E BUJSHME! Zbulohet femra misterioze që stërviti Almën

by author

Skandali seksual i Safet Gjicit është organizuar në detaje prej disa muajsh. Ndryshe nga çfarë pretendon ish kryebashkiaku se me gruan kishte një marrëdhënie të gjatë intime, e vërteta është se kemi të bëjmë vetëm me një skenar të organizuar.

Advertisements

Me shumë gjasa Safet Gjici e ka takuar për herë të parë Alma Kaçin ditë e aktit intim, dhe kjo duket edhe nga pyetjet që i bën Gjici, se ku banonte etj., pyetje që bëhen zakonisht kur takon për herë të parë një person.

Advertisements

Prapaskena mëson se në vitin 2022, Alma Kaçi është regjistruar në departamentin e detektivit privat ku ka ndjekur 35 module trajnimi për teknikat e spiunazhit dhe përdorimin e pajisjeve të tilla sikurse janë kamera të fshehta, pajisje dëgjimi audio, video, GPS dhe
mbikëqyrje kompjuterike.

Alma është stërvitur për të mësuar teknikat e përgjimit nga dedektivja private Shkenda Lili, e cila ndjek çiftet nëpër ferra, lokale dhe makina, për të zbuluar tradhtitë. personale, persona të afërt me të, konfirmojnë se Alma është shfaqur komode për të kryer marrëdhënie intime në kuadër të një hetimi.

Prapaskena ka parë edhe dokumentet e regjistrimit të Almës në departamentin e detektivit privat. Shkenda ka parë aftësi të pazakonta tek Alma, ndërsa ka pasur synime për t’a pasur pjesë të ekipit të saj. Por, Alma duket se kishte synime të tjera. Ajo ka bërë pagesën, por është larguar pa e marrë licencën. 40-vjeçarja kishte nisur të takohej me profesorin e
përgjimeve, kurtheve dhe skenareve në Shqipëri, Sali Berishën.

Prapaskena mëson se pasi Alma kishte mësuar teknikat e përgjimit, ka kërkuar asistencë se si t’i afrohej Safet Gjicit. Dhe këtu ka hyrë në lojë Sali Berisha, i cili ka caktuar
njerëz të posaçëm dhe të fushës për të ndihmuar Almën me para dhe çdo që i nevojitej për të futur në lak Safet Gjicin. Berisha dhe njerëzit e tij e kanë instruktuar Almën se për të kapur Gjicin duhet të përdorte projektin për qentë.

Tre ditë para se të hynte në zyrën e Gjicit, Alma ka pasur një takim të gjatë me Sali Berishën. Kur Alma ka realizuar misionin, Sali Berisha ka nisuar zbatimin e një tjetër plani.
Berisha ka tentuar që ta publikojë videon në një emision investigativ që nuk kontrollohet nga Berisha dhe Meta, Emisioni ka bllokuar publikimin kur ka kuptuar se video
ishte shpërndarë më parë nga Alma edhe tek persona të tjerë.

Video ka nisur të ndahet masivisht. Disa persona mund ta kenë përdoruar edhe si shantazh për të marrë para, por qëllimi duket qartë se nuk ishte zhvatja, por shkatërrimi politik i Gjicit dhe goditja e pushtetit. Gjici mund të jepte miliona euro për ta bllokuar videon,
nëse atë do ta kishte vetëm Alma, por qëllimi nuk ishte gjobëvënia. Alma është paguar me paratë e pista të Zenit.

Teksa ishte investuar për të ndarë videon, Berisha është treguar indiferent pas publikimit, duke mos bërë asnjë reagim. Madje, videoja e parë e prerë është hedhur nga Syri,
media e Familjes Berisha, paraditen e 16 qershorit dhe është fshirë sërish.

Asnjë qëndrim për skandalin nuk ka mbajtur as nga Ilir Meta. Tre ditë pas publikimit të videos së prerë, Berisha ka hedhur në qarkullim videon e plotë, ku përfshihet
edhe biseda për projektin e qenve.

Të gjitha këto rrethana nuk e lehtësojnë Safet Gjicin, i cili tregoi se nuk e ka problem të përdorë zyrën e shtetit dhe funksionin publik për harbime dhe pazare. Vetëm përmes dy kompanive të komufluara në emrin e vëllait Lavdrim Gjici, Safet Gjici ka marrë mbi 110
milionë euro para publike me tendera të paracaktuar dhe me hije korrupsioni. Gjici ka një pasuri me vlerë miliona euro me burim të dyshimtë.

TË NGJASHME