E dhimbshme! Ndahet nga jeta mjeku i njohur, mjeshtër i anestezi-reanimacionit (Emri+ Foto)

by author

“Rikthimi i prof. Ilir Ohrit në shërbimin e reanimacionit qendror të QSUT, pas një periudhe të vështirë është një lajm që më gëzon pa masë”, ka deklaruar Manastirliu ne vitin 2020.

Advertisements

Advertisements

Dr. Iliri bën pjesë në plejadën e shkëlqyer të mjekëve shqiptare. Ai futet në historinë e mjekësisë shqiptare si mjeku i urtë, punëtor që për gati 4 dekada nuk rreshti së punuari për përmirësimin e shërbimit.

Ai gjithashtu falë urtësisë, mençurisë dhe vullnetit për realizimin e misionit të mjekut dhe të aftësive të veçanta komunikuese, ka fituar admirimin e gjithë kolegëve, prej të cilëve ka pasur si shpërblim vetëm respektin e pamasë.

Dr. Iliri 36 vjet të punës pa u shkëputur nga reanimacioni, fillimisht si mjek, pastaj si Shef Shërbimi ka përjetuar gëzime të veçanta që natyra e punës së reanimatorit ia dhuron dendur. Por ka përvuajtur edhe shqetësime nga më të ndryshmet.

Ato janë mbresa të paharruara, i përkasin pasojave me origjinë nga mjediset e papërshtatshme të klinikës, të cilat për natyrën e mjekimit dhe gjendjen e pacientëve të shtruar kërkojnë përkujdesje dhe vëmendje të veçantë./m.j

TË NGJASHME