E dhimbshme/ Shkoi të shpëtonte kafshët nga flakët, bariu gjendet i djegur

by author

Një bari i zhdukur në Magnezi është gjetur i vdekur pas zjarrit në Velestinë, raportojnë mediat greke.

Advertisements

45-vjeçari Aristidis Kolioupa po përpiqej të shpëtonte kafshët e tij kur flakët rrethuan vendin.

Advertisements

Ai ishte me vëllain e tij në stanin e deleve, por ky i fundit u largua kur pa zjarrin. Ndërkohë që 45-vjeçari vendosi të qëndronte dhe t’i çonte kafshët më lart në mal.

Kamera e ERT kishte regjistruar 45-vjeçarin duke bërtitur me kohë për kafshët e tij.

Në fakt, ai vetë shkoi për t’i shpëtuar pa asnjë masë paraprake. Gazetarët dhe kameramanët u larguan nga vendi pasi një zjarr që po iu afrohej po i rrezikonte, ndërsa bariu nuk hoqi dorë.

TË NGJASHME