E dhimbshme! Zbulohet identiteti i 18-vjeçarit shqiptar që u dogj brenda makinës në Itali.

by author

Itali- Ngjarje tr agjike për një familje shqiptare në Itali.

Advertisements

Një aksident i rëndë, ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Blendi Halili.

Advertisements

Ai ishte duke udhëtuar me tre shokë të tjerë, kur makina që ai drejtonte u përplas me një mur dhe për pasojë ka sh përthyer në flakë.

Tre të rinjtë e tjerë kanë mundur të dalin nga makina dhe kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për dy 18-vjeçarët, me iniciale F.S., dhe S.D., të dy të lindur në vitin 2004 dhe banues në qytet, dhe një 16 vjeç, A.D., lindur në 2005.

Të tre ndodhen të shtruar në spital dhe gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat fqinje shkruajnë se të rinjtë po ktheheshin nga një festë, pasi kishin festuar ditëlindjen e një shoku.

Po ashtu raportohet se i riu që drejtonte makinën tip Ford nuk dispononte një leje drejtimi. Ai ishte regjistruar në autoshkollë, por ende nuk e kishte marrë patentën.

Pas përplasjes së fortë djali nuk ka mundur të dalë nga makina duke u karbonizuar brenda saj.

TË NGJASHME