E ekzekutua nga një automjet në lëvizje, ky është 41-vjeçari që mbeti i vrarë në Vlorë

by author

Personi që shihni në foto, është Leartiad Keka (Lekaj), 41-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 shtator) pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Advertisements

Personi që shihni në foto, është Leartiad Keka (Lekaj), 41-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 shtator) pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Advertisements

Leartiad Keka (Lekaj)
41-vjeçari, i cili rezulton se ka ndryshuar gjeneralitete, emrin e mbiemrin, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Mësohet se autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Makina që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi

Personi që shihni në foto, është Leartiad Keka (Lekaj), 41-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 shtator) pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Leartiad Keka (Lekaj)
41-vjeçari, i cili rezulton se ka ndryshuar gjeneralitete, emrin e mbiemrin, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Mësohet se autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Makina që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

8 persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë.

Viktima me precedent të theksuar penal

Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg. Burime thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.

Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë, dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatin. Brenda mjetit që është shkrumbuar totalisht janë gjetur dhe armë. Policia ka ngritur prostoblloqe me qëllim kapjen e autorëve ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën

TË NGJASHME