Një 18-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në shtratin e tij në banesën në Pistoia tre ditë më parë. Adoleshenti Daniel Reçi u gjet i pajetë nga familjarët e tij mëngjesin e 7 qershorit.
Advertisements
Kur ai nuk u ngrit nga krevat në mëngjes, ata shkuan që ta zgjonin por kuptuan se 18-vjeçari nuk merrte frymë dhe zemra e tij kishte pushuar së rrahuri.
Advertisements
Trupi i pajetë u transportua në spitalin San Jacopo dhe sot (10 qershor) do t’i bëhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të riut.
Daniel Reci ishte larguar nga vendlindja e tij me shpresën për një të ardhme më të mirë dhe kishte mbërritur në Itali në maj të vitit 2022 kur ishte ende 17-vjeç.
Si i mitur i pashoqëruar, ai u vendos në një qendër sociale në Itali. Daniel Reçi bëri disa kurse për mësimin e gjuhës italiane në shkollën Anna Frank në Pistoia.
Ai ishte gjithashtu adhurues i sporteve taekëondo dhe kishte ndjekur disa kurse.
Por kohët e fundit, ajo çfarë e shqetësonte Daniel ishte aftësia për të arritur pavarësinë ekonomike dhe për të gjetur një punë të qendrueshme.
Pasi mbushi moshën madhore në tetor 2022, ai tërhoqi edhe familjarët e tij në Itali. Që nga dhjetori i atij viti jetonte me nënën dhe vëllain e vogël në banesën në Pistoia ku edhe humbi jetën.