‘E fsheh’ gjithmonë bashkëshortin në rrjete sociale, Xhemi Shehu zbulon arsyen përse!

by author

Padyshim që në këtë periudhë pauze ka pasur shumë pikëpyetje për rikthimin e saj por dhe për jetën e saj personale. Së fundmi, bukuroshja Xhemi Shehu ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur disa prej kurioziteteve të tyre. E teksa një vëmendje shumë të madhe tërheq dhe bashkëshorti i saj për të cilin prezantuesja nuk flet kurrë. E pyetur në ‘Ask’ lidhur me këtë, Xhemi është përgjigjur:

Advertisements

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”.

Advertisements

E komentuar shumë në rrjet ka qenë dhe raporti i Xhemit me bashkëprezantuesen në ‘Portokalli’, Fjoralba Ponari. E ftuar pak muaj më parë në ‘Wake Up’, ajo tregoi se ka marrëdhënie të shkëlqyera me këtë të fundit dhe tregoi më shumë mbi rikthimin e saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale”.

TË NGJASHME