E frikshme! Pallati zhytet 70 cm, flasin banorët në Durrës: Lokali në kat të parë preku strukturën e ndërtesës

by author

Sot në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut tërmeti i 26 nëntorit të para dy viteve, ku u tregua nje rast i paprecedentë në qytetin bregdetar.

Advertisements

Në Durres banorët rre zikojnë jetën pasi pallati ku ata banojnë është zh ytur 70 centimetër. Banori i pallatit, Bashkim Gj, tregoi se ekspertiza e bërë nga bashkia e Durrësit doli në përfundimin se duhej që të riparohej.

Advertisements

“Por ekspertiza e Prokurorisë e nxori atë të pabanuar dhe se duhej që të prishej”, shtoi ai. Bashkimi tregoi gjithashtu se banorët kanë përfituar vetëm 4 muaj bonus qiraje nga bashkia dhe më pas banorët janë rikthyer sërish në pallat.

“Disa nuk kanë para që të marrin shpi me qira, nga 48 familje që jetonin këtu, tani janë 15-16 familje që janë rikthyer. Unë nuk jetoj këtu, pasi është e fri kshme që ta shohësh, por ka të tjerë që nuk kanë mundësi të tjera”, tha Bashkimi.

Ndërkohë avokati që ka ne dore këtë çështje, u shpreh se ky është problem qe para tërmetit. “Është çështje e vjetër, pasi lokali në kat të parë ka prekur strukturën mbajtëse të gjithë ndërtesës. Pas tërmetit u fut edhe procesi i azhurnimit, për të kuptuar se sa i dëmtuar është pallati. Pallati është i pa riparueshëm, rr ezikon jetën e banorëve dhe është e rre zikshme edhe për ndërtesat pranë”, tha avokati.

TË NGJASHME