Rrëshqitje masive e tokës nga moti i keq që ka përfshirë Italinë, Francën dhe disa vende të tjera. Trenat janë pezulluar midis Francës dhe Italisë.
Advertisements
Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur pasditen e së dielës 27 gusht, një rrëshqitje e madhe dheu ra në zonën Maurienne, pranë komunës së Freney në Francë, jo shumë larg Bardonecchia.
Advertisements
Pluhuri dhe mbeturinat përfunduan në autostradën A43 që lidh Italinë dhe Francën. Megjithëse kishte automjete në lëvizje, askush nuk u lëndua fatmirësisht. Pjesa e rrugës është mbyllur pjesërisht.
Prefektura franceze ka njoftuar se linja hekurudhore midis Francës dhe Italisë në Maurienne është pezulluar për një kohë të pacaktuar.