E frikshme/ Shpërthen vullkani në këtë shtet, fshatrat përreth në rrezik

by author

Vullkani Fuego në Guatemalë shpërtheu sot.

Advertisements

Shtylla vullkanike arriti një lartësi prej 6 kilometrash nga krateri dhe shiu i hirit ra në shtatë fshatra pranë.

Advertisements

Shërbimi i mbrojtjes civile deri më tani nuk ka dhënë urdhër për evakuimin e vendbanimeve. Vullkani ndodhet 35 kilometra larg kryeqytetit të vendit dhe është më aktivi në të gjithë Amerikën Qendrore.

Instituti i Vullkanologjisë i Guatemalës thekson se po monitoron nga afër evolucionin e aktivitetit.

Në qershor 2018, shpërthimi i vullkanit Fuego shkaktoi vdekjen e të paktën 215 personave.

TË NGJASHME