Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Xhevdeti dhe Besnikja, një çift bashkëshortësh që kanë probleme me martesën e tyre. Ata prej dy vitesh janë ftohur me njëri-tjetrin sepse Besnikja në profesionin e infermieres qëndron gjatë gjithë kohës në telefon, flet me njerëz të ndryshme dhe kjo gjë e ka bërë Xhevdetin të dyshojë.
Advertisements
Ajo e ka sjellë në studio për t’i kërkuar që të kenë një martesë të lumtur dhe të mos krijojnë më situata të tilla sepse kanë 25 vite martesë. Madje edhe Eni Çobani është përpjekur që t’ja shpjegoj Xhevdetit ë duke i thënë se mban dy telefona dhe se është një mjet punë dhe komunikimi. Xhevdeti i bindur për dyshimet e tij, nuk pranon krahasime dhe i thotë që nuk intereson farë për të dhe për burrin e saj.
Advertisements
Eni Çobani: Zonja paska 1 telefon, po unë kam dy, tani si i bëhet se unë kam dy?
Xhevdeti: S’dua t’ja di unë për ty e burrin tend.
Eni Çobani: Po mirë mo unë nuk të thashë ta dish për mua e për burrin tim.
Besnikja: Unë do e mbaj telefonin hapur sepse jam në punë ore. Unë nuk do humb dhe punën time se unë e kam jetën time.
Ardit Gjebrea: Pse çdo njeri që komunikon në telefon dhe dërgon një mesazh dhe qesh me këdo.
Xhevdeti: Po mirë nëse unë qesh me një femër, nuk bëhet xheloze ajo?
Ardit Gjebra: Po pse mo, unë qesh me motrën time, qesh me zonjën Eni, qesh me të gjithë kolegët e koleget, komunikoj, qesh.
Xhevdeti: Unë fshatin tim e njoh komplet, por është zë tjetër e fillon dhe qesh e më nxjerr nga dhoma.
Ardit Gjebrea: Dhe ti i njeh të gjithë zërat e meshkujve të fshatit dhe nuk të duket ai zëri nga fshati yt.
Besnikja: Pse e dallon zërin nga telefoni, ti ja fut kot më kot dhe nuk di se çfarë flet, për zotin.
Në fund të seancës Eni Çobani është përpjekur që ta bashkojë çiftin dhe ta nisin sërish nga fillimi marrëdhënien e tyre pa dyshime, madje i premtoi se do ndihmonte dhe të birësonin një fëmijë, meqë nuk kanë mundur të bëjnë, por Xhevdeti nuk dorëzohet dhe nuk bindet. Ai vazhdon që të kundërshtojë Besniken dhe të mos e besojë. Në fund fare të emisionit ai u shpreh se nëse arrijnë të birësojnë një fëmijë, ai do qëndrojë me Besniken.