Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur, si pasoje ë goditjes nga një shkëmb.
Advertisements
shqiptari ne greqi
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në Keratea dhe shqiptari u godit nga një shkëmb teksa ishte duke mbledhur barishte në mal dhe më pas përfundoi në humnerë nga 20 metra lartësi.
Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte rreth 40-vjeç. Shpëtimtarët e EMAK-ut me ndihmën e zjarrfikësve kanë gjetur trupin e tij.
Gjithashtu mësohet se bashkë me shqiptarin, në zonë kishin shkuar edhe dy shtetas të tjerë, të cilët kishin njoftuar shërbimet kompetente.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.