Luiza Mullalli u gjet e vdekur mbrëmjen e së shtunës brenda një grope septike. 48-vjeçarja, me urdhër mbrojtje, u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli, i cili më pas e hodhi në gropën e ujrave të zeza.
Advertisements
Trupi i pajetë u dërgua në morg dhe shpejt u mësua se gruaja ishte ekzekutuar me armë zjarri, ndërkohë që autor i dyshuar ishte babai i tre fëmijëve të tyre. Policia u nis në kërkim të tij, por nisur nga fakti që burri ishte i armatosur, Policia e Korçës kërkoi mbështetje operacionale.
Advertisements
Vrasësi u identifikua me vendndodhje dhe u rrethua nga Policia, që i bëri thirrje të dorëzohej. Duke iu referuar të dhënave të Policisë, grupi operacional është përballur me të shtëna të vazhdueshme me armë zjarri, ndërkohë që Gjergji Mullalli për asnjë moment nuk ka pranuar të hyjë në negociata me Policinë.
Në fund, u tha se vrau veten me një plumb poshtë mjekrës! Gjithçka u tha, se kishte qenë e paralajmëruar, teksa në banesën viktimës u gjend edhe një letër e lënë nga autori ku paralajmëronte krimin e vrasjes dhe atë të vetëvrasjes.
Ngjarja
46-vjeçarja Luiza Mullalli, nënë e dy vajzave dhe e një djali, u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili më pas trupin e hodhi në gropën e ujërave të zeza.
Autori Gjergji Mullalli pas ngjarjes u largua dhe pasi forcat e Policisë e kishin lokalizuar, ai ka hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa Policia njofton se më pas është vetëvrarë dhe vendi që kishte zgjedhur të qëndronte ishte pikërisht banesa e tij e braktisur në fshatin Zëmblak.
Policia, me anë të një njoftimi, ka publikua edhe pamjet me dron nga momenti kur efektivët po bënin negociata me 55-vjeçarin që të dorëzohej. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e bashkëshortes së tij është gjetur një letër e shkruar nga 55-vjeçari, ku ai kishte shkruar se do të vriste gruan dhe më pas edhe veten. Luiza Mullalli, sipas të dhënave, kishte marrë urdhër mbrojtje, pasi bashkëshorti 55-vjeçari e dhunonte prej kohësh.
Sipas të dhënave, ka qenë djali i çiftit, N. Mullalli, 20 vjeç, i cili ka lajmëruar gjyshin e tij dhe Policinë për gjithçka kishte ndodhur në banesën e tij. Ai nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur ka marrë në telefon të ëmën, kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur. Familjarët e gruas kanë dhënë detaje në lidhje me të gjithë problematikën e vazhdueshme mes çiftit, ku në fakt, thuhet se kanë jetuar gjatë në Greqi e madje njërën nga vajzat e ka atje.
Luiza kishte kërkuar divorcin, për shkak të dhunës, ndërkohë që i ati i saj ngre akuza të forta, pasi sipas tij, asnjëherë nuk u ndëshkua ai person edhe pse denoncohej për dhunë herë pas here. I ati i viktimës Luiza Mullalli, nënë e 3 fëmijëve, kishte marrë urdhër mbrojtje, pasi bashkëshorti 55-vjeçari e dhunonte prej kohësh. Ka qenë i ati i 46-vjeçares që ka konfirmuar këtë detaj për mediat, duke thënë se urdhrin e mbrojtjes e kishte prej një viti.
“Erdhëm në shtëpi, mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar. Më mori djali në telefon më thotë hajde se s’ma ngre telefonin se kushedi ca ka ndodhur. Erdha në shtëpi, erdhi djali në shtëpi, lajmëruam Policinë, kërkuam vërdallë derisa e gjetën ata të policëve. E kishte hedhur nga veranda. Na ndaluan policët. S’e pamë më. Kishin konflikte, kishte 1 vit me urdhër mbrojtje. E dhunonte vajzën dhe mori urdhër mbrojtje”, thotë i ati, Avzi Ferati.
I ati Avzi Ferato thotë se Gjergji Mullalli kishte tentuar t’ia vriste vajzën edhe më parë. Madje, ai shprehet se 55-vjeçari e kishte ndjekur kohët e fundit Liza Mullallin rreth dy ose tri herë në punë.
“Një ditë gjeti shtëpinë hapur, më merr në telefon më thotë kishte hyr njeri brenda, por s’e di kush. Para 3 ditësh, lajmëroi Policinë. Se e kishte gjetur brenda në dhomë. Në punë e kishte ndjekur nja 2-3 herë. E ndoqi për t’i thënë pse më ndjek mbrapa, ai kishte ikur. Vajza e kërkoi divorcin, se e dhunonte gjithnjë ai. Kishte vajtuar te çupa tjetër në Greqi, ai e goditi donte ta mbyste. Kishte shpëtuar vajza nga duart. Nuk është dënuar ndonjëherë”, thotë ai.
Një prononcim për mediat e ka pasur edhe nëna e autorit, e cila ka thënë se kishte tri ditë pa u takuar me djalin.
“Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh, sepse ikte shpejt gjithmonë”, u shpreh e moshuara.
Për shkak të dhunës së vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, Luiza Mullalli kishte kërkuar divorcin. Ka qenë djali i saj që ka njoftuar Policinë për ngjarjen, ndërsa 55-vjeçari pas krimit u largua. Ministri Balla ka takuar sot efektivët që morën pjesë në operacionin për arrestimin e 55- vjeçarit dhe ka dhënë urdhër që të shpërblehen financiarisht, pasi rrezikuan jetën.