E hodhi foshnjën në Lumin Kir në Shkodër! Reagon mjeku që asistoi lindjen e 32-vjeçares dhe zbardh gjithë të vërtetën: Ja çfarë më tha

by author

Sajmir Selmanaj mjek roje i maternitetit në Shkodër reagoi për Euronews Albania dhe tregon se natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj ishte ai mjek.

Advertisements

Ai tregoi se më 30 dhjetor e mori shërbimin rreth orës 8-8:30, ndërsa 32-vjeçarja e cila hodhi foshnjën në lumin Kir, solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas mjekut, Orjana ka qenë e vetme.

Advertisements

“Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, kam vizituar, ka qenë e hapur 7-8 cm po them dhe ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq,” – u shpreh Selmanaj.

Deri në datë 4 janar, Orjana ka qenë e shtruar në spital, siç tregoi mjeku ama nuk kishte dijeni për gjendjen e saj emocionale. Ai u shpreh se duke qenë se gruaja erdhi e vetme, te gjithë u angazhuan për kujdesin e saj sepse ishin të shqetësuar pikërisht prej faktit se mbase nuk do të donte të mbante fëmijën.

Vetë Orjona, tha mjeku, u shpreh se nuk e donte fëmijën.

TË NGJASHME