E pabesueshme! “Të papërshtatshëm për 6-vjeçaren”, ish-nusja bën ankim që vjehërrit mos të takojnë mbesën

by author

Rrënja e konfliktit mes Elsonit dhe familjes së tij është vajza 6-vjeçare të cilën nuk e takojnë që prej divorcit me ish-bashkëshorten, Ledianën. Kujdestaria e saj i është lënë nënës, por vajza qëndron te gjyshi dhe nuk takohet me familjen e të atit.

Advertisements

Gjatë “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani iu drejtua babait të Ledianës nëpërmjet ekranit dhe i tha se ai nuk ka asnjë të drejtë për të privuar mbesën nga takimi me të atin. Por ndërsa seanca e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan i afrohet fundit, Eni Çobani zbulon se prindërit e Elsonit kanë fituar të drejtën për të takuar mbesën, por ish-nusja i ka bërë ankim.

Advertisements

Eni Çobani: Luftar Frisku nuk e takon mbesën e tij. E ka fituar me vendim gjykate dhe e dini se çfarë ka bërë kjo ish-nusja e këtij djalit? I ka bërë ankim.

Ardit Gjebrea: Pse?

Eni Çobani: Që gjyshërit mos të takojnë vajzën sepse i quan, Lediana, e kam këtu ankimin tënd dhe sigurisht që koha kaq është se unë duhet ta lexoja nga fillimi deri në fund, avokatin i cili ka mbrojtur gjyshërin tuaj ku thotë “gjyshërit, sipas ligjit, qenkan të papërshtatshëm për moshën 6-vjeçare që t’i afrohen vajzës”. Po ato prindërit e tu, nuk janë gjyshër zonjë? Që e rrisin dhe e mbajnë dhe e edukojnë vajzën tënde?/tvklan.al

TË NGJASHME