E PAPRITUR! Deri kur do të bëhet plazh këtë vit? Meteorologia tregon si pritet të nis muaji shtator

by author

Ditët e fundit temperaturat e larta janë kthyer, por duket se do t’i përcjellim mjaft shpejt.

Advertisements

“Dita e sotme do të pasohet nga një fundjavë e paqëndrueshme me vranësria dhe reshje. E shtuna disi më e qetë, por dita e diel do të prek gjithë territorin per te vijuar edhe javen e ardhshme”, thotë Sinoptikania e MetoAlb, Ladja Porja.

Advertisements

Një stuhi e fortë po prek Europën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por nuk pritet të mbërrijë në Shqipëri.

Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.

“Nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës . Fundjava duhet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipëria është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Europën qendrore”- tha Porja.

Sa i përket sezonit të plazhit, Porja tha se përveç fillimit të kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më lartë se 32 gradë, plazhi do të vijojë deri në javën e dytë të shtatorit.

“Plazhi ka një shkëputje në fillimin e kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më shumë se 32 por mund të bëht plazh edhe në 10 ditshin e parë të shtatorit”- tha sinoptikania.

TË NGJASHME