Dita e sotme ka nisur me vranësira të lehta dhe kalimtare, të cilët do të pësojnë zhvillim në vijim duke sjelle edhe reshje shiu.
Advertisements
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës. Sipas meteorologes Lajda Porja, reshjet e shiut do të jenë të pakta dhe prezente në pjesën e dytë të ditës.
Advertisements
Ndërkohë, sa i përket temperaturave, pritet të pësojnë një rritje deri në 27 gradë celcius.
Edhe vendet e rajonit janë përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshm ku reshjet do të jenë dominante kryesisht në mesditë dhe dominante kryesisht në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Sa i përket fundjavës, mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Edhe pse kthjellimet do të jenë prezente, vranësirat dhe reshjet do të jenë dominante kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet do të jenë në sasi të pakta.
Do të ketë rritje të lehtë të temperaturave deri në 27 gradë celcius.”, tha Porja.