E pazakontë! Arian Çani vishet me të bardha për herë të parë në 20 vjet

by author

Gazetari Arian Çani ka surprizuar të gjithë këtë të premte. Ndryshe nga 800 e ca emisione “Zonë e lirë” të realizuara në 20 vjet në ekrane të ndryshme ku ai ka dale me bluzë dhe xhaketë të zezë, këtë herë ka qenë ndryshe.

Advertisements

Çani u shfaq me këmishë të bardhë. Bashkë me të, këmishë të bardhë kishin veshur edhe 3 të ftuarit e tij të zakonshëm Ervin Karamuço, Arjan Curri dhe Ilir Kulla. Vetëm regjisori Hervin Çuli që gjithashtu është i ftuar i përhershëm i këtij emisioni nuk kishte pranuar të vishej me të bardha.

Advertisements

Vetë Çani ftoi publikun të dërgonte SMS për arsyet e këtij ndryshimi të pamjes. Nuk dihet nëse kjo ka për qëllim dërgimin e ndonjë mesazhi apo bëhet vetëm për arsye publiciteti.

TË NGJASHME