Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe i favorshëm për të gjithë ata që kanë planifikuar t’i drejtohen bregdetit.
Advertisements
“Nëse flasim për 15 ditëshin e parë kemi një mot i cili do të jetë mjaft i favorshëm. Do të kemi interval me kthjellime duke përfshirë këtu edhe këtë fundjavë ku do të kemi diell në zonat bregdetare, në qytetet e zonave të ulëta, por po ashtu edhe në zonat malore për ata që do të shfrytëzojnë turizmin malorë.”
Advertisements
Sipas sinoptikanëve temperaturat do të arrijnë vlera deri në 36 gradë Celcius.
“Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të ngjiten në rreth 13, 14 gradë Celcius. Në ultësirën përëndimore do ti kemi nga 20 deri në 23 gradë Celcius, temperaturat në orët e para të mëngjesit, por jo vetëm temperaturat minimale, por edhe ata maksimale do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që të regjistrohen në territor edhe në 36 gradë Celcius.
Përsa i përket Shtatorit janë temperaturat deri në 6 gradë më të larta sesa duhet të regjistrohen pasi maksimumet në rang territori në vendin tonë duhet të jenë rreth vlerës 29 gradë Celcius.”
Edhe në fundjavë shpejtësia e erës do të jetë problematike veçanërisht gjatë pasditeve theksojnë sinoptikanët.