E përplasi makina! Kjo është mjekja që ndërroi jetë, kolegët në lot(Foto)

by author

Dashurie Gashi, mjeke ndërroi jetë mbrëmë në Prishtinë si pasojë e një aksidenti. Për shumë vite ajo ishte punonjëse shëndetësore në Suharekë, ndërsa së fundi profesionin e kishte vazhduar në Prishtinë.

Advertisements

“Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Advertisements

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka dalë me një njoftim pas vdekjes së doktoreshës Dashurije Gashi e cila u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë.

“Me datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr.Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Në emër të QKMFsë “Rexhep Kuçi” ju shprehim ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë!”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME