Një 20-vjeçare nga Fieri ka denoncuar së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ish-shoqen e saj, me të cilën ka ndarë qiranë e shtëpisë në Tiranë. 20-vjeçarja ka treguar ma shtrimin që ish-shoqja i ka bërë, pasi kjo e fundit i ka kërkuar një nder. Ish-shoqja, e prezantuar nga denoncuesja me emrin Ana, i ka kërkuar 20-vjeçares që ta ndihmonte të blinte një telefon me këste duke qenë se ajo nuk ishte në marrëdhënie pune.
Advertisements
20-vjeçarja, e cila është në marrëdhënie pune, e ka ndihmuar, pasi ish-shoqja i është vik timizuar, se telefoni i duhej për të komunikuar me nënën e sëmurë.
Advertisements
Mirëpo shoqëria e dy vajzave nuk zgjati shumë dhe Ana nuk po e paguante më këstin e telefonit “12 Pro Max”. Pas kësaj 20-vjeçarja e ka denoncuar në Polici.
Më poshtë gjeni denoncimin në komisariat:
Unë me këtë shtetase jam njohur para rreth 8 muajsh pasi kam ndarë qeranë me të në një banesë në zonën e Astirit. Gjatë kësaj kohe u miqësova me të dhe krijuam raporte besimi me njera- tjetren. Në muajin shkurt 2021 ajo një ditë duke u sjelle në gjendje vik timizuese me kerkoi si nder që ta ndihmoja që të blinte një telefon me kredi në emrin tim
për shkak se unë isha në marrëdhënie pune ndërsa ajo jo. Kjo pasi asaj i duhej një telefon duke më thënë se i ishte prishur i veti dhe kishte nevojë të fliste me familjen pasi kishte mamanë sëmure. Unë duke qenë se kisha krijuar besim tek ajo, dhe për shkak se u preka ngaqè nuk ka shumë kohë që mamaja ime ka ndërruar jetë, pa e menduar dy herë iu ofrova që ta ndihmoj.
Kemi shkuar te nesërmen të dyja bashkë tek dyqani “Tre ***” pranë “21 Dhjetorit”, ku ajo ka marrë një telefon konkretisht “iPhone 12 Pro Max” me vierë rreth 120 mije leke (te reja). pasi nuk e mbaj mend ekzaktësisht shumën. Telefoni është marrë me kredi tek institucioni financiar “Iu****” me afat shlyerje një vit, ku kontrata u lidh në emrin tim ne mirëbesim për arsyet që shpjegova më lart, por qe sigurisht shlyerja do behej nga vete Florjana e cila, mbajti dhe kontratën.
Ne mars për shkak të disa mosmarriveshjeve qe pata me Florjanën, per pagesën e dritave, unë u largova nga banesa dhe nuk pata me kontakte miqësore me të. Fillimisht u paguan këstet e muajve të parë nga Florjana ku për çdo pagesë mua me vjen njoftimi nga “Iu***” për pagesën e bërë. Por për muajin gusht mua nuk më erdhi njoftimi. Per këtë arsye unë kontaktova me Florjanën për ta pyetur a e kishte bërë pagesën apo jo. Ajo më tha se nuk e kishte bérë duke thënë se do ta bënte në ditët në vijim por kjo nuk po ndodhte.
Me pas ajo me bllokoi numrin dhe unë nuk mund ta kontaktoja më. Ne vijim mè çoi mesazh ne Instagram ku më thoshte se do bente pagesën por sërish nuk e bëri. Duke qënë se ditët po kalonin dhe pagesa nuk po bëhej e kontaktova sërisht ne Instagram, ku patëm debat për këtë arsye, ku unë i kërkova llogari se përse nuk po bënte pagesën e këstit ndërkohë që ajo më kë rcëno i duke me thëne se do më vinte në vendin e punës. Gjë tjetër për të shtuar nuk kam.
Pas denoncimit nga qytetarja, JOQ ALBANIA kontaktoi me vajzën që është e përfshirë. Në një komunikim me redaksinë e JOQ, Florjana shprehet se e ka vonuar këstin, por do ta paguajë sa të kthehet nga Belgjika.
Reagimi:
mirmengjes! po kam marr tel ne emrin e saj, i kam pagu kestet me vones ndonjeher, po i kam pagujt. Tani i kam len 2 keste prapambetje qe ta paguj te treja sa te vi shqiperi dhe si kredi i mbyllet muajin tj. Goca nese ju ka shkrujt juve ju ka shkrujt per prishje imazhi dhe per asgje tj sepse kestet po i paguhen, por po e ben vetem per te me prish mua imazhin. Un jam brussel, ne dat 9 kam kthimin ne dark, ne dat 10 i mbyllen pagesat asaj goce dhe muajim tim komplet si kredi.