Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 23-vjeçar nga Shqipëria është vrarë me armë zjarri.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçcari shqiptar është qëlluar për vdekje me armë gjahu nga një algjerian.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Sirolos në Ancona pranë hyrjes së një parkingu.
Raportohet se sherri i nisur para parkingut ka qenë shkëndija që çoi në vrasje.
I riu shqiptar ka ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga algjeriani. Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks nga algjeriani.
Ky i fundit ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë. Pas dy orësh kërkime policia italiane ka arritur të arrestojë autorin i cili do merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.