Në Kolumbi, një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë banimi në Medellin. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku.
Advertisements
Sipas radios Rcn, e cila publikoi videon e aksidentit, bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, me sa duket Piper, i cili “kishte gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit në bord.
Advertisements
Avioni u përplas me një shtëpi në lagjen Belen Rosales të Medellinit, jo shumë larg nga Aeroporti Olaya Herrera”. Avioni, shkruan gazeta El Columbiano, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti lokal Olaya Herrera në drejtim të Pizarro (reparti Choco), sinjalizoi një emergjencë në kullën e kontrollit për shkak të një dështimi të motorit.
Përpjekja e pilotit për t’u kthyer në aeroport, shtoi gazeta, dështoi dhe avioni u përplas në një ndërtesë, duke dëmtuar të paktën shtatë apartamente, duke marrë zjarr dhe duke shkaktuar vdekjen e 8 personave, konfirmuan autoritetet lokale, shkruan Tg Com.
Mes viktimave, thekson Caracol TV, është edhe pronari i grupit “San German Express”, të cilit i përkiste Piper.