E rëndë/ Gjendet dy trupa të pajetë, zbardhen dyshimet e para

by author

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar mbrëmë, një në Prishtinë e një Drenas.

Advertisements

Advertisements

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për RTKlive se rreth orës 05:30, kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi 57 vjeç.

Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ai.

Po ashtu ai bëri me dije sot rreth orës 17:00, kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë në moshë të shtyer. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ai.

TË NGJASHME