Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në Londër, ku një foshnje e porsalindur është gjendur brenda një çante në mes të rrugës, ndërkohë që temperaturat ishin nën zero.
Advertisements
Foshnja u gjet nga një burrë mbrëmjen e djeshme, teksa po shëtiste me qenin e tij.
Advertisements
Sipas The Sun, foshnja ishte e mbështjellë vetëm me një peshqir.
Burri u kujdes që ta mbante ngrohtë, derisa të vinte ambulanca.
“Ne i bëjmë thirrje nënës së tij të telefonojë, ose të vijë në spitalin më të afërt”, tha policia në një deklaratë.
Gjithashtu, policia shprehet se foshnja është jashtë rrezikut dhe i ka bërë thirrje nënës, mes frikës se ajo mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, foshnja është gjetur rreth orës 21:13.