Një 60- vjeçar ka humbur jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Vorë.
Advertisements
Mësohet se shtetasi M. M., është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, shofer linje transporti mallrash.
Advertisements
NJOFTIMI:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.