Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një i ri ka përplasur për vdekje me makinë motrën e tij, së bashku me fëmijët e saj.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në veri të Nju Jorkut, ku Dalia Klink, 24 vjeç, vajza e saj 6-vjeçare dhe fëmija tjetër 17-vjeçar mbetën të vrarë.
Advertisements
Sipas mediave, makina “Ford Focus” me të cilin po udhëtonin u përplas kokë më kokë me automjetin e drejtuar nga Evan Klink, 21 vjeç.
Hetuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, por sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari u zhvendos papritur në korsinë e kundërt të trafikut.
Mbetet e paqartë nëse devijimi ishte i qëllimshëm apo jo. Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë shpejtësinë me të cilën udhëtonte Evan Klink.