E rëndë! Ish-kryebashkiaku aksidenton 17-vjeçarin, i mituri me urgjencë drejt spitalit

by author

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet.

Advertisements

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Mësohet se automjeti drejtohej nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano.

17-vjeçari, sipas informacioneve të para ndodhet në gjendje të rëndë.

TË NGJASHME