E rëndë/ Kishte ardhur me pushime në Shqipëri bashkë me familjen, humb jetën foshnja!

by author

Një foshnjë 1 vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë në Shqipëri, teksa kishte ardhur me pushime tek gjyshërit e saj

Advertisements

Mediat e huaja bëjnë me dije se familja e saj jetonte në Monteprandone, të Italisë ndërsa foshnja është ndarë nga jeta pasi familja e saj ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve. Mësohet se edhe foshnja më vonë kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive me Covid-19. Në momentin kur gjendja shëndetësore e Soleil u përkeqësua dhe është transportuar në spital por mjekët e kanë pasur të pamundur ta shpëtojnë, shkruan Corriere Adriatico.

Advertisements

Priten rezultatet e analizave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së vogëlushes në sy të prindërve të saj, nënës shqiptare Lorinda dhe Alessandros.

Trupi i vogëlushes do të kthehet në Itali nesër, e shtunë 26 gusht dhe varrimi do të bëhet në kishën Regina Pacis.

TË NGJASHME