E rëndë! Makina shpërthen në lëvizje e sipër, lëndohen katër anëtarët e familjes, mes tyre dy fëmijë

by author

Një makinë ka shpërthyer në ecjen e sipër si pasojë e rrjedhjes së gazit në afërsi të rreth-rrotullimit të Institutit në Kamëz.

Advertisements

Sipas
policisë, në makinë ishin katër anëtarë të së njëjtës familje, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Fatmirësisht pjesëtarët e kësaj familjeje kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:

Advertisements

Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME