Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me pasagjerë të shumtë ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venecia dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit.
Advertisements
Sipas burimeve nga mediat e huaja, autobusi ka rënë mbi telat elektrik dhe ka marrë flakë.
Advertisements
Kryebashkiaku Brugnaro thotë se ka të paktën njëzet të vdekur dhe 40 të plagosur.
Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë zjarrfikësit dhe shumë ambulanca janë në vendngjarje.
Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.