Në Capaccio Paestum, në provincën e Salernos, një 16-vjeçare goditi me thikë gjyshen e saj. Viktima, Ermenegilda Candreva, e njohur nga të gjithë si Gilda, 76 vjeç, është qëlluar me thikë pas shpine. Arsyet ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Hetimet koordinohen nga Prokuroria për të miturit e Salernos.
Advertisements
Ndërkohë e reja është dërguar në spital ku ndodhet nën masën e arrestit.
Advertisements
Gjatë sherrit me viktimën, vajza ka pësuar një dëmtim të lehtë në krah për të cilin është transportuar në spital. Thika e përdorur është gjetur dhe konfiskuar.
Sipas disa dëshmitarëve, e reja e tronditur ka dalë nga shtëpia duke qarë dhe është ulur në mes të rrugës me rroba të lyera me gjak.
Janë thirrur karabinierët, tek të cilët vajza dyshohet se ka pranuar e dëshpëruar se kishte plagosur për vdekje gjyshen. Gilda ishte një person i njohur dhe i respektuar në Paestum.