E rëndë në ITALI, përmbyset varka me 24 persona në bord

by author

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali në liqenin Maggiore.

Advertisements

Një varkë 16 metra e marrë me qira me 24 persona në bord, 22 turistë, përfshirë turistë të huaj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u përmbys për shkak të një stuhie në Lisanza.

Advertisements

Sipas mediave vendase mësohet se disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin, fatkeqësisht një ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë raportohen të zhdukur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë.

TË NGJASHME