E rëndë në vend, sherr me armë dhe me mjete të forta në lokal, 17 të plagosur

by author

17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Advertisements

Lajmine ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Advertisements

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të forta. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”.

“Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, tha Syla.

Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një zënke në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Klankosova.tv ka siguruar pamje, ku shihet se e plagosur është edhe një grua, e cila me ndihmën e dy personave të tjerë po dërgohej për në autoambulancë.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se deri më tani dy persona janë identifikuar si të implikuar në rast.

“Përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha ai.

TË NGJASHME