E rëndë në Vlorë, e moshuara shkon me fraktura në spital, dyshohet se u dh*nua nga njerëzit e nuses së djalit

by author

Një e moshuar ka denoncuar familjarët e nuses. Azbie Resulaj, 82-vjeç, është paraqitur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Vlorës me disa fraktura serioze në trup dhe dyshohet të jetë dhunuar.

Advertisements

Duke parë gjendjen e saj, bluzat e bardha e kanë futur menjëherë në sallë.

Advertisements

E moshuara ka disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Teksa është pyetur, e moshuara ka thënë se e kanë dhunuar njerëzit e nuses së djalit.

Pritet që grupi hetimor të zbulojë të vërtetën e ngjarjes, e se kush janë përgjegjës personat për dhunën ndaj të moshuarës.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.) .

Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

TË NGJASHME