Një grua, nënë e dy fëmijëve u vra kur u godit nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi.
Advertisements
Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë sapo u godit mnga rrufeja.
Advertisements
Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë.
Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan.
Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.
Román ishte duke vizituar Boquilla Beach në Kolumbi me anëtarët e familjes.
Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë dhe shpesh ndante postime me dy fëmijët e saj në Facebook. Ajo gjithashtu kishte kompaninë e saj të veshjeve në Instagram.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.
Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike.
Universiteti tha: “Kolumbia është rajoni me aktivitetin më të rrufeshëm në botë, gjë që rrit numrin e vdekjeve dhe të lëndimeve për shkak të këtij fenomeni, veçanërisht në zonat rurale”.