E rëndë/ Sulmohet me bombë shtëpia e prokurores, ka të plagosur

by author

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në Qipro, ku objekt i një sulmi është bërë një prokurore.

Advertisements

Gruaja 58-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, ka mbetur e plagosur nga predha dhe është dërguar në spital. Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo ka dalë nga spitali.

Advertisements

Sipas ndihmës drejtorit të policisë së operacioneve në Paphos, Michalis Nikolaou, shpërthimi ndodhi pak minuta para orës 22:00. Lënda shpërthyese ishte vendosur jashtë derës së kuzhinës dhe në momentin e shpërthimit në shtëpi përveç prokurores ndodheshin edhe anëtarët e tjerë të familjes së Nga hetimet e deritanishme, ngjarja në fjalë lidhet me detyrën e saj.

TË NGJASHME