E rëndë te Pediatria! Përlot prindi: Po ma lënë fëmijën të vdesë (Video)

by author

Një baba është revoltuar me mjeket e Pediatrisë që nuk i kanë kontrolluar fëmijën e tij dhe e shmangin me argumentin se një tjetër fëmijë kishte ndërruar jetë, ndaj nuk prisnin dot askënd.

Advertisements

Burri në fjalë shprehet se e ka dërguar fëmijën e sëmurë në spital që prej mbrëmjes se kaluar, asnjë mjek nuk ia vizituar.

Advertisements

Ai shton ndër të tjera se mjekët i thonë që të largohet nga spitali dhe nëse dëshiron, mund të telefonojë edhe policinë, por që ata nuk e ndihmojnë dot.

“E kam sjellë fëmijën që dje në darkë. Zonja infermiere as e ka vizituar, asgjë, më thotë merre çoje në shtëpi sepse këtu ka vdekur një fëmijë thotë dhe kemi problem thotë, ta vizitojmë. Gjeni ju si ta vizitojmë fëmijën. Nuk i ka bërë asgjë, as gjilpërë, as serum, më bën edhe kërcënim,

lajmëro policinë thotë. Zonjë për çfarë, i kam bërë filmime, pse më bën filmime thotë, urdhëro filmimet,”- tha qytetari dhe tregon videon.

Në pamje, duket qytetari që thërret një prej doktoreshave, të cilën e ndjek nga pas, kurse ajo ikën me vrap.

TË NGJASHME