E rëndë! Të shtëna me ar më në kishë, raportohet numri i të plagosurve, mes tyre edhe një 7-vjeçare

by author

Një vajzë shtatë vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave në një ceremoni përkujtimore, ndërsa po ashtu mbetën të lënduar edhe pesë persona të tjetër.

Advertisements

Vajza mori plagë me armë zjarri kur të dyshuarit hapën zjarr ndaj personave që ishin mbledhur jashtë një kishe afër stacionit hekurudhor Euston në Londrën qendrore për të lëshuar pëllumbat.

Advertisements

Të plagosurat e tjera ishin katër gra, të moshës 21, 41, 48 dhe 54 vjeç.

Sulmi ndodhi pak para orës 13:30 jashtë kishës katolike romake St Aloysius në Phoenix Road, ku po zhvillohej një Meshë Requiem për Fresia Calderon, 50 vjeç, dhe vajzën e saj, Sara Sanchez, 20, të cilat vdiqën brenda disa ditësh nga njëra-tjetra në nëntor.

Policia tha se ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen.

TË NGJASHME