Një incident i përgjakshëm me një të vdekur nga të shtënat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së enjtes,
Advertisements
në zonën e Analipsit, në lindje të Selaniku në Greqi.
Advertisements
Sipas informacioneve të para, është qëlluar dy herë për vdekje një 50-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ai është qëlluar teksa ndodhej në makinën e tij në një karburant.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin.
Ky i fundit është arratisur dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./albeu.com