Një pacient dyshohet se ka mbetur i vdekur nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK.
Advertisements
Gazeta Shneta ka raportuar se edhe tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Advertisements
Sipas kësaj gazete thuhet se pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë. Ai kishte dal nga klinika në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.
Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri. Telegrafi ka provuar të kontakoj me Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin por të njëjtit deri më tash nuk janë përgjigjur.