Në fshatin Zhamë të Lushnjes janë grabitur në një banese rreth 13 milion lekë të vjetra në mes të ditës. Autorja është një femër dhe dyshohet se i ka hedhur substancë për ta vënë në gjumë pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.
Advertisements
Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe, është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu paraqitur si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë. Më pas ajo nuk mban mend asgjë.
Advertisements
“Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”
“Eh mor Zot qysh më erdhi e zeza, që isha gjys robi! O Zot i madh! Këtu te koka e krevatit poshtë i ka marrë lekët.”
Ajo nis e qan duke shtuar: Më është fiksuar sikur ja kam dhënë me duart e mia. (paratë) Offf oj nanë!
Kur e pyesin se si dukej autorja e grabitjes, Jalldizja përgjigjet: Ishte e gjatë, e dobët, e zezë në fytyrë edhe veshjen me kostum sportiv, me tuta. E mbaj mend shumë mirë, e kam parasysh. E kam fiksu, siç më ka thënë mua i ka thënë dhe një gruaje tjetër, ajo ishte e zgjuar, me këmbë e jo si unë. Ishte ul aty se ça më ka bërë nuk e di se shih si jam.”
“Me bukë e pa bukë, ishalla më ndihmon Zoti!”
Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa burri i saj në punë, sipas Klan tv.
Nga ora 12:00 kur ndodhi ngjarja deri në orën 20:00 të mbrëmjes 65 vjeçarja ka qenë pa ndjenja. Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh.
“Kur erdha në shtëpi rreth orës 8 të darkës, i thashë ça ke moj. Thashë mos e ka kap zemra, të lajmëroj ndonjë doktor. Më kanë vjedh lekët thotë, ça flet thashë. Shkoj atje unë, çdo gjë e mbaruar, s’kishte asnjë lloj shenje. E lashë me aq, bëra denoncimin, të shohim. Sipas kamerave që pamë, ajo ka ardhur, ka parkuar makinën te një shtëpi poshtë, duket qartë makina. Ka dalë rrugës në këmbë, ka ardh te një shtëpi tjetër prapë këtu ajo e ka përzënë. Edhe këtu ishin tremb kalamajtë. Shenjë dhunë s’ka gruaja…”
Policia e Lushnjes ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe pamjet r marra nga një shtëpi private, ku duket makina e gruas që kreu vjedhjen dhe ajo teksa i drejtohet banesës.
Deri më tani autorja nuk është gjendur.