Lakmia për para ka bërë që shumë servise të përdorin një taktikë të rrezikshme për qytetarët. Për qëllime fitimprurëse, serviset dhe karrotrecët kanë nisur të shpërndajnë vaj në rrugët kryesore të vendit që të shkaktohen aksidentet dhe ato t’u vijnë në ndihmë, por kjo mund të rezultojë edhe fatale pasi mund të regjistrohen edhe aksidente me të plagosur e viktima.
Advertisements
Kompani të ndryshme private të karrotrecave në rrugën e Arbrit kanë nisur të hedhin vaj në rrugë me qëllim që të shkaktohen aksidente. Kjo vepër e rëndë penale kryhet me qëllim që të përplasen makinat ose të dalin nga rruga dhe karrotrecët të bëjnë punën e tyre duke zhvendosur automjetin drejt serviseve që ndodhen pranë rrugës së Arbrit.
Advertisements
Kujtojmë se para pak kohësh në redaksinë e JOQ Albania, qytetarë të shumtë denonconin faktin se serviset hedhin vaj në rrugën Qafë-Thanë po me qëllimin e vetëm, aksidentet të shumta dhe fitim lekësh për xhepat e tyre.
Qytetarët denoncojnë se si u rrezikohet jeta nga karrotrecat, që hedhin vaj rrugës, por pavarësisht thirrjeve të tyre apo apeleve që institucionet të reagojnë ndaj këtij krimi që po bëjnë bizneset private të serviseve, policia nuk ka nisur asnjë hetim.