Një video që po bën xhiron e rrjetit ka shkaktuar zemërim, neveri dhe trishtim. Videoja tregon reagimin e një studenteje të dehur në Illinois, pak pasi përplasi për vdekje dy persona me makinën e saj.
Advertisements
Videoja e postuar në fillim të këtij muaji nga kanali YouTube Network Law and Crime është kapur nga kamera e trupit të një prej policëve që arrestoi Stephanie Melgoza pas aksidentit fatal që shkaktoi në 10 Prill 2022.
Advertisements
E reja, e cila duket qartë shumë e dehur, i nënshtrohet testit të alkoolit dhe kontrolleve të tjera, shfaqet në disa momente duke qeshur. Si pasojë e aksidentit fatal, humbën jetën 43-vjeçarja Andrea Rosevicz dhe 55-vjeçar Paul Proëant jashtë një lokali në East Peoria.
Sipas mediave, Melgoza kaloi disa minuta duke kënduar dhe kërcyer përpara ekzamineve përkatëse. Më pas ajo shihet duke pyetur oficerin e policisë se kur mund ta marrë makinën e saj në mënyrë që të shkojë në klasë të nesërmen.
Videoja u bë virale në TikTok , ku shumica e komentuesve shprehën zemërim për qëndrimin e të resë. Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që e kanë justifikuar, duke i shpjeguar se me siguri ka qenë në gjendje shoku nga aksidenti.
Stephanie Melgoza u dënua pak javë më parë me 14 vite burg pasi u deklarua fajtore. Në seancën e dënimit, ajo me lot shprehu pendimin për veprimet e saj dhe u zotua se nuk do të pinte më.
Motra e 43-vjeçarit Andrea Rosevic kërkoi nga gjyqtari dënimin maksimal prej 28 vitesh për vajzën, por kërkesa e saj nuk u miratua.
/abcnews.al