Dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri i janë drejtuar zonjës Eni Çobani tek seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Lefteri ka pësuar një aksident me në Greqi dhe përfundoi në gjendje kome për 3 muaj. Shteti i dha dëmshpërblim 250 mijë euro atij dhe 100 mijë euro prindërve të Lefterit.
Advertisements
Por sipas tij këto lekë i ka marrë gruaja me baxhanakun e tij dhe tashmë ai ka ngelur pa lekë. Madje gruaja nuk ka paguar as 30 mijë euro shpenzime në spitalin ku Lefteri qëndroi 3 muaj në koma dhe tani atij i duhet të shesë shtëpinë që ka në Kuçovë për të paguar borxhin. Vëllai i tij Hyseni nuk është dakord që të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit do mbeten në mes të 4 rrugëve. Madje Lefteri tregon se ka marrë kërcënime se do e vr.asin dhe ka frikë të takojë 3 fëmijët e tij.
Advertisements
Ardit Gjebrea: Po fëmijë ke?
Lefteri: Po kam tre.
Ardit Gjebrea: Kush i mban fëmijët?
Lefteri: Ajo.
Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që nuk i sheh?
Lefteri: 3 muaj.
Ardit Gjebrea: Po nuk i lë ajo.
Lefteri tregon se jetojnë të dy në Kuçovë po ka frikë të shkojë të takojë fëmijët sepse thotë që e vr.asin.
Lefteri: Jemi afër po unë nuk shkoj se kam f rikë se më vr.asin.
Ardit Gjebrea: Po kush do të të vr.asë, për të parë fëmijët e tu do të të vr.asin?
Lefteri: Gruaja fut njerëz.
Ardit Gjebrea: Të kanë kërcënuar?
Lefteri: Po (qan).Hyseni: Shtëpitë e plakut nuk do i shesësh fare ore.