Një 22-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Muhamet Deliu”, në kryeqytet.
Advertisements
Policia bën me dije se 22-vjeçari ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar me urgjencë në spial ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Advertisements
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rënies nga lartësia të 22-vjeçarit.
“Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.