Flavia Franzoni, gruaja e ish-kryeministrit italian Romano Prodi ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Advertisements
Mediat italiane shkruajnë se lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Prodit.
Advertisements
‘Me dhimbje të madhe, Presidenti Romano Prodi, së bashku me djemtë e tij Giorgio, Antonio dhe gjithë familjen e tij, njofton se bashkëshortja e tij, Flavia Franzoni, ka ndërruar jetë sot papritmas”,- shkruhej në njoftim.
Mësohet se Franzoni vdiq teksa udhëtonte me bashkëshortin e saj dhe disa miq,
përfshirë ish-ministrin Arturo Parisi, në Umbria. Ajo u rrëzua papritur teksa ecte, ndoshta për shkak të sëmundjes.